HAITI KËRCËNOHET NGA APOKALIPSI – PAS TËRMETIT, UJI PËRMBYT RRUGËT

Pas goditjes nga tërmeti, shteti i vogël në Karaibe është përmbytur nga uji.

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi sot Haitin, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona.

Epiqendra e tërmetit ishte tetë kilometra nga qyteti Pet Trud Nip, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi USGS, raportoi Reuters.

Agjencia Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike lëshoi së pari një paralajmërim për cunami, por shpejt u tërhoq.

Pamjet e tërheqjes së detit u shfaqën në rrjetet sociale pas tërmetit.

Menjëherë pas tërmetit, niveli i detit filloi të rritet dhe një valë baticash përmbyti rrugët. Kjo shkaktoi panik shtesë te banorët, të cilët janë ende në shok nga tërmeti shkatërrues.

Pamjet e publikuara tregojnë njerëz që vrapojnë në brendësi të rrugëve të përmbytura.

Drejtori i Mbrojtjes Civile Jerry Chandler konfirmoi informacionin për vdekjet për AFP, por ai tha se nuk kishte ende të dhëna të sakta për numrin e tyre./KP