“HANA”, VJEN NGA DREN ABAZI (VIDEO)

Këngëtari Dren Abazi së fundi kishte paralajmëruar një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Ai sapo lansoi këngën e shumëpritur me titull “Hana”, të cilës ia bashkëngjiti edhe një videoklip, ndërsa e këndon në stilin që jemi mësuar ta dëgjojmë çdo herë këtë artist.

Teksti, muzika dhe orkestrimi i kësaj kënde janë punuar nga vet Dreni, ndërsa për orekstrimin e frymoreve u kujdes Brikel Guga Mjeshter.

Për miksimin është kujdesur Samer Agolli, ndërsa u incizua nga Red Room Records.  Këngën “Hana” të Dren Abazit, mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.RTK/DielliNews.info