HARADINAJ: KUJTOJMË SOT MIJËRA JETË TË SHUARA NË SREBRENICË, NGA REGJIMI MIZOR I MILLOSHEVIQIT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Haradinaj ka shkruar se “Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit”.

Haradinaj është shprehur se njerëz të pambrojtur e pa asnjë fajë pësuan nga projketet shovoniste të realizuara përmes gjenocidit.

“Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta”, ka shkruar Haradinaj në “facebook”./KP