HARADINAJ: KURTI TË JAP DORËHEQJE OSE TË MENAXHOJË SITUATËN ME COVID-19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke thënë se nëse ky është kualiteti që Albin Kurti përballet me sfidat që i ka Kosova, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot se me mbajt peng popullin.

Haradinaj në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, si dhe shqetësimin për menaxhimin e kësaj situate nga ana e Qeverisë Kurti.

Haradinaj Kurti të jap dorëheqje ose të menaxhojë situatën me pandeminë

video

“Kjo gjendje tregon edhe joseriozitet të shefit të qeverise, Kurtit, edhe i dëgjojë plot që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë, mendoj që po është legjitime kërkesa, po faji nuk është te Vitia por të shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, qytetarëve e vlerëson të arsyeshme me kandiduar ministrin e shëndetësisë për kryetarë komune. Në këtë rast mendoj se kërkesa legjitime për dorëheqje t’i drejtohet Kurtit edhe apeloj te ai se nëse ky është kualiteti që ai përballet me sfidat që i ka Kosova në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot se me mbajt peng populli dhe mos mi vonuar veprimet e duhura në lidhje me pandeminë,” shton ai.

Haradinaj duke i komentuar mundësinë për një mbyllje totale, ka thënë se pret nga kjo qeveri që të shkon drejt asaj rruge.

Haradinaj: Dorëheqja e zotit Kurti do të ishte ekuivalencë

Video:

“Unë mundem me prit prej këtyre me shkuar asaj rruge, pra prej kësaj qeverie se e kemi pa edhe në të kaluarën që nuk përton me pa dëmin tek të tjerët. Por besoni se është i nevojshëm një reflektim, pra iu drejtova Kurtit të jepe dorëheqje, po i kërkojë me dhënë dorëheqje si alternativë të mosangazhimit serioz të tij dhe të qeverisë së tij në vaksinim ose merr seriozisht vaksinimin. Pra mobilizohu të gjithë aparatin shtetërorë, të gjithë mekanizmat e vendit, thirre edhe opozitën nëse të duhet por vaksinimin me e ngrit në një nivel tjetër, pra kur bota po shkon në atë dozën tretë shtesë, ju shihni menaxhimin, gjendjen e vendit .Pra besoj që dorëheqja e zotit Kurti do të ishte ekuivalencë ose një qasje e re ta marrin seriozisht,” tregon ai.

Ai shtoi se qeveria pasi nuk e kryen punën e vet dëmin po ua bartë gastronomeve dhe në ekonomi.

Haradinaj:Qeveria duke mos kry punën e vet po e bart dëmin te gastronomet

Video:

“Qeveria duke mos kryer punën e vet po e bart dëmin te gastronomet dhe tek ekonomitë vendore. E kuptojmë se edhe masat janë të nevojshme, kujdesi është i nevojshëm, mos harroni se pse kemi ardhë te kjo situatë, është mungesa e seriozitetit në vaksinim dhe nuk shohim si do ta ndihmojmë këto masa daljen nga kjo gjendje, dalja nga kjo gjendje ndihmohet me një plan serioz të vaksinimit, me rritë numrin e ardhjes së vaksinave, njëkohësisht me rrit seriozitetin për vaksinë”, vlerëson ai.

Kurse infektologu Shemsin Dreshaj tha se ishte gabim largimi i 600 infermierëve nga puna prej qeverisë Kurti, dhe se ata duhet të rikthehen në punë.

Ai në emër të AAK-së dha edhe disa rekomandime për menaxhimin më të mirë të situatës me COVID-19.

Dreshaj: Qeverisë Kurti i rekomandojmë ta përshpejtojë vaksinimin

Video:

“Qeverisë Kurti i rekomandojmë ta përshpejtojë vaksinimin të shpëtojë jetë, i rekomandojmë themelimin e një shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë, i rekomandojmë kthimin në punë të 600 infermierëve dhe mjekëve të cilët i largojë nga puna, të mos pret konkurse të rregullta, jemi në një situatë pandemie, t’u vazhdohet kontrata ekzistuesve dhe i rekomandojmë se njëherë e përgjithmonë shëndetësinë ta konsiderojë prioritet nëse dëshiron të ketë popullatë të shëndoshë që ecë rrugëve të Kosovës. I rekomandojmë që ekspertët vërtetë të jenë ekspert sepse mund të ketë rekomandime të cilat nuk mund të ndalin të inplementueshme për vendin,” shton ai.

Përndryshe, Haradinaj gjatë kësaj konference tregoi edhe mendimin e tij për kontributin 6 milionësh të Serbisë në ndërtimin e Universitetit paralel në Mitrovicë./KP