HARADINAJ PËR GAZSJELLËSIN AMERIKAN: KOSOVA S’ËSHTË E VETËM NJË KRYEMINISTR

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga Qeveria për refuzimin e projektit të gazsjellësit.

 

Ai tha se Kosova s’është pronë e një kryeministri dhe vendimet duhet të merren në interes të vendit.

“Mungesa e stabilitetit të enegjisë elektrike dhe funrizimi i pasigurt përveç se shkaktorn probleme bazike nënkupton edhe mungesë të zhvillimit ekonomik. Nuk guxojmë të dyshojmë për projekte dobiprurëse të mbështetura dhe të argumentuara me raporte, analiza dhe dokumente përcjellëse që kanë qenë nën monitorimin e organeve tona dhe nga ShBA”.

“Furnizimi i pamjaftueshëm me energji në Kosovë është realitet për shkak të infrastrukturës së vjetër. Është e logjikshme t’i jepet rëndësi dhe të vazhdohet me projektin e MCC. Duke e shtyrë këtë projekt po rrezikojmë jo vetëm marrjen e përfitimeve ekonomike”.

Haradinaj tha se pjesë e hartimit të këtij programi ka qenë edhe integrimi i grave.

“Përtej ngjyrimeve politike, Kosova ka ekspertë. Mendimi se vetëm ju i njhini proceset po na shkakton dëm të pakthyeshëm. Ju lutem ndaluni! Ju s’besoni as në vete dhe më pas as te aleatët”.