“HIDRODRINI”: NUK KA TREGUES QË UJI I PIJSHËM ËSHTË SHKAKTARI I HELMIMIT TË QYTETARËVE TË DEÇANIT

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” pas takimit që pati të premten me përfaqësues të institucioneve shtetërore e shëndetësore, thotë edhe njëherë se nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura.

“Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan”, thuhet në sqarimin e kompanisë “Hidrodrini”.

Sqarimi i plotë i “Hidrodrinit”:

Komunikatë sqaruese për Media / Rasti Deçani

Në takimin e sotëm të orës 14:00, në përbërje të përfaqësusve të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mekanizmave institucional shtetëror e shëndetësorë, që vie në vazhdën e zhvillimeve të rastit Deçani, e ku kanë marrë pjesë,

Nga KRU ‘Hidrodrini’;

Prof. Demë Abazi – Kryesues i Bordit të KRU ‘Hidrodrini’

Ing.Agron Tigani – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’

Rasim Maloku – Zyrtar i KRU ‘Hidrodrini’

dhe

z.Afrim Lajqi – Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – Këshilli N/ministror për ujëra

Dr. Burbuqe Nushi – Koordinatore e cilsësisë së Ujit nga IKSHPK

z.Besim Ymeri – Udhëheqës i Njësisë për Politika dhe monitorim nga Ministria e Ekonomisë

z.Adem Ahmeti nga Ministria e Ekonomisë

znj. Harije Morina – Drejtoreshë e ARRU

Bekim Juniku zv/Drejtor i SHUKOS

Janë nxjerrë konkluza si në vijim;

1. Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga baorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan.

2. Ndërprerja e ujit për zonën në fjalë, ka qenë vendim jo i duhur, sepse është në kundërshtim me procedurat që zbatohen në këso raste dhe situate dhe se një veprim i tillë në këso situate ndikon në higjienën e gjithëmbarshme të popullatës dhe mund ti ketë orjentuar qytetarët për furnizim nga bunarët (puset), private, e që mund të jenë potencial kontaminimi.

3. Të ndërmerren urgjentisht masa në trajtimin e sistemeve të Ujsjellësit të cilat do rrisin dhe përmirësojnë sigurinë fizike të kompontetëve të ujit të sisitemit furnizues.

Nga takimi, mediat dhe opinioni janë apeluar që të përmbahen nga tituj dhe mesazhe që nuk përkojnë me raportet zyrtare të mekanizmave profesional që trajtojnë situata të ndjeshme, të tilla.

Për të gjithë qytetarët që kanë shfaqur simptoma, shërim të shpejt.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë /KP