HORMONI I SHTATZËNISË: ÇFARË ËSHTË BETA H-CG DHE SI NDRYSHOHEN VLERAT E SAJ!

Beta h-CG është gonadotropinë horionike. Ndryshe quhet edhe hormon i shtatzënisë

Ky hormoni tajit në inde të placentës së bebes. Mund të përdoret në mënyrë diagnostike për të përcaktuar shtatzëninë, por edhe për të monitoruar ecurinë e saj.

Tajitja e tij mund të regjistrohet disa ditë pas implantimit të embrionit në mitër, transmeton Telegrafi.

Në ditën kur femra më së shpeshti e bën testin për konstatimin e shtatzënisë – ditën e parë kur i ndërpriten menstruacionet, gjë që mesatarisht janë 12 deri në 14 ditë pas ovulimit – niveli i Beta HCG-së në gjak është rreth 100 IU/L, por gjithashtu mund të jetë edhe mjaft më i lartë apo më i ulët.

Në rast të shtatzënisë shumëfishtë, niveli i Beta HCG-së mund të jetë dukshëm më i lartë.

Niveli më i lartë arrihet rreth javës së nëntë të shtatzënisë kur lartësia e saj është edhe deri në 120.000 IU/L.

Vlera pastaj fillon të bjerë, ndërsa nga java e 20-të deri në fund të shtatzënisë është afërsisht 20.000 IU/L.

 

Vlera e Beta h-CG (mIU / L) sipas javëve të shtatzënisë

Duhet të theksohet se këto vlera janë vetëm një tregues dhe se devijimet nuk nënkuptojnë automatikisht se ka ndonjë problem me shtatzëninë.

Patjetër konsultoheni me mjekun, nëse mendoni se ka ndonjë problem.

Java e 3-të: 5 – 50.
Java e 4-të: 3 – 426
Java e 5-të: 19 – 7,340
Java e 6-të: 1,080 – 56,500
Java e 7-të dhe e 8-të: 7,650 – 229,000
Java e 9-të deri në 12-të: 25,700 – 288,000
Nga java 16: 13,300 – 254,000
Deri në javën e 24-të: 4,060 – 165,400
Deri në javën e 40-të: 3,640 – 117,000 /Telegrafi