HOTI: ZVOGËLIMI I BUXHETIT MUND TË FALIMENTOJË RTK-NË

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur i shqetësuar me zvogëlimin e buxhetit për 2.2 milionë euro për Radio Televizionin e Kosovës.Hoti tha se ky zvogëlim mund të falimentojë RTK-në.

 

“E falimentojmë ketë medium publik, RTK-në nëse ia shkurtoni buxhetin për dy milionë euro. 1,082 persona keni paraparë që t’i punësoni. Në buxhetin e vitit të kaluar lidhur me buxhetin për rimëkëmbje ekonomike më keni kritikuar për rritje ndërsa e keni bërë të njëjtën gjë”, tha Hoti.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky zvogëlim i buxhetit është i arsyeshëm duke marrë parasysh pagat e disa pozitave në RTK.