HOXHAJ LARGOHET NGA KRYESIA E RE E PDK-SË: DO TË MBETEM VETËM DEPUTET

Enver Hoxhaj është larguar nga Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai tha se nëpërmjet largimit do të respektojë parimin e vendosur që deputetët të mos përfshihen në Kryesinë e re.

Hoxhaj shkruan në ‘facebook” se do të mbetet vetëm deputet nga kjo parti, duke shtuar që është koha që kryesia e re të angazhohet për ta kthyer PDK-në si forcë të parë politike.

“Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj. Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re. Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike. Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj. /KP