HOXHAJ: UNMIK-U NË KËSHILL TË SIGURIMIT ISHTE ZËRI I SERBISË

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter ka thënë se sot, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.

 

Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK nuk ka asnjë rol në Kosovë.

“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.