I RIU NGA KAÇANIKU HUMBI JETËN NGA COVID-19, FAMILJA THOTË SE DJALI I TYRE S’KISHTE SËMUNDJE TJERA (VIDEO)

Coronavirusi në Kosovë po u merr jetën edhe të rinjve.

Në mesin e viktimave të coronavirusit është edhe 19-vjeçari Hekuran Jezerci nga Kaçaniku.

Familja janë të tronditur nga ky rast derisa thonë se djali i tyre ishte sportist.

I ndjeri ishte sportist dhe nuk kishte asnjë sëmundje tjetër.

Familja Jezerci kanë një apel për të gjithë qytetarët.

Arsim Jezerci thotë se djali i tij s’kishte sëmundje tjera.

“Në mesnatë iu ka përkeqësuar gjendja, ka filluar frymëmarrja me iu ndalë. S’ka mundur me ecë, e kam kap në krahë, në veturë dhe këtu në Kaçanik e kemi sjell në spital. E kanë dhënë maksimumin motrat, mjekët por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë me bo. Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj. Atje e kemi lajmëruar rastin, shumë mjekë, shumë motra, me çka kanë pas motra për me ja kthyer jetën por deshi zoti e mori”, tregoi ai për RTK-në./Telegrafi