IKSHPK ME APEL PËR QYTETARËT: VARIANTI DELTA PO RRITET – DUHET TË VAKSINOHENI!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë sot thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, pas shtimit të numrit të rasteve të reja me sëmundjen e rrezikshme të koronavirusit, e cila për më shumë se një vit ka kapluar të gjithë globin tokësor.

Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 888 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu një rritje të madhe në ditët e fundit.

IKSHPK thotë se me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima dhe se asnjëra nga vaksinat që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19.

“Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë AstraZeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan. Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, shkruan IKSHPK.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet! Sot u raportuan 888 raste pozitive! Trendi është në rritje!

Ju lutemi!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë AstraZeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/KP