IKSHPK: RESPEKTONI MASAT DHE VAKSINOHUNI

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi është masa më efikase më e mirë dhe më e lirë është vaksinimi masovik i popullsisë së Republikës së Kosovës.

“Zbatoni rekomandimet e IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të mbajtur në kontroll e situatës epidemiologjike dhe ndërmarrja e masave për ndërprerjen e përhapjes duke u zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale, ku ka grumbullim të pakontrolluar të njerëzve, pasi do të na mundësojnë të dalim nga pandemia COVID-19 me sa më pak pasoja dhe t’ i kthehemi jetës normale”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

QYTETARË TË NDERUAR!

VAKSINOHUNI !

Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë rritur në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19:VAKSINIMI!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka realizuar hulumtimin seroepidemiologjik të bazuar në popullatë i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2 (COVID-19) në Kosovë, i realizuar sipas protokolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky hulumtim është ndër të rrallët në botë që është bërë i bazuar në popullatë i realizuar nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosoves dhe gjashtë Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike, nga profesionistë të trajnuar në bashkëpunim me OBSH.

Rezultatet preliminare tregojnë se 38.8% e popullatës ka IgG pozitive, ku veçuar sipas rajoneve numri më i madh i personave me IgG pozitiv janë gjetur në rajonin e Prizrenit me 45.6% dhe Ferizajit me 45.3%. Pastaj, vie rajoni i Prishtinës me 40.0%, rajoni i Gjakovës me 39.5%, Gjilanit 36.3%, Pejës 35.0%, kurse numri më i vogël i IgG pozitive janë gjetur në rajonin e Mitrovicës me 23.4%.

Pasi që në hulumtimin seroepidemiologjik rezultatet tregojnë se vetëm 38.8% e popullatës ka IgG pozitive, rezultatet e hulumtimit tregojnë qartë se akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv i duhur për tu mbrojtur nga Pandemia COVID-19 andaj masa më efikase më e mirë dhe më e lirë është vaksinimi masovik i popullsisë së Republikës së Kosovës.

Andaj fuqishëm rekomandojmë vaksinimin masovik të popullsisë mbi 18 vjet.

Rekomandohet fuqishëm që të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësor, të gjithë punëtorët arsimor, policia e shtetit dhe administrata dhe e tërë popullata.

Zbatoni rekomandimet e IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të mbajtur në kontroll e situatës epidemiologjike dhe ndërmarrja e masave për ndërprerjen e përhapjes duke u zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale, ku ka grumbullim të pakontrolluar të njerëzve, sipas Udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë që do të na mundësojnë të dalim nga pandemia COVID-19 me sa më pak pasoja dhe t’ i kthehemi jetës normale.

VAKSINOHUNI!

MASKA! DISTANCA! HIGJIENA!

JU LUTEMI SHMANGUNI GRUMBULLIMEVE!/KP