ILMI BAJRAMI ZGJIDHET GJYQTAR MBIKËQYRËS I DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me votim të fshehtë, zgjodhën gjyqtarin Ilmi Bajrami, në pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, me mandat dyvjeçarë.

Bajrami mori votat e nëntë nga 12 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Një votë ishte kundër dhe një tjetër ishte e pavlefshme. Kurse një anëtar nuk ishte i pranishëm në votim.

Biografia e gjyqtarit Ilmi Bajrami

Ilmi Bajrami është U.D. i gjyqtarit mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës e ka mbaruar më 1986. Më 2003 ka filluar punën në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa në Organin Rregullativ të Prokurimit Publik si analist i prokurimit, (ORPP).

Nga viti 2005 në Komisionin Rregullativ te Prokurimit Publik (KRPP), ekspert i prokurimit dhe trajner. Në vitin 2003 nga OSCE është certifikuar në fushën e menaxhimit. Më 2004 nga IAPSO-UNDP dhe nga Croën Agents, certifikohet për fushën e Prokurimit Publik. Nga Confirmec, certifikohet si Trajner i Prokurimit publik.

Më 2005 nga IKAP, certifikohet si trajnues i Administratës Publike. Me datë 29.06.2010, u emërua gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Nga data 03 qershor 2014, ushtron funksionin e gjyqtarit në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Në korrik të vitit 2019 është caktuar ushtrues detyre i gjyqtarit mbikëqyrës në DhPGjS./KP