ISHI I VV-SË, I SHKRUAN ‘VËLLAIT NË DIASPORË’: QITI PARET, E VOTOVE ALBININ E NA E SOLLE KRIZËN

Ish aktivisti i VV-së dhe ish-kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Naim Ramizi ka kritikuar diasporën për zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës.

Ramizi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook i ka shkruar  “vëllait gërnaç’ në diasporë duke i thënë se ndryshimin për të cilin kontribuan ata do t’iu kushtojë me euro, përcjell Periskopi.

“Ndryshimin për të cilin kontribuat ju, tu na e dashtë të mirën neve ktu ka me ju kushtu. Po, po, ka me ju kushtu me Ojro. Nëse deri tash jemi skuq, tash e mas na e keni borxh, pa pikë marre po ta thom borxh na u ki! Dojshe ti prej atje me vendos për mu ktu, kon kom me pasë Kryeministër kon Ministër, tash veq çiti paret…”, ka shkruar ai.

Ai ndër të tjera ka komentuar edhe ‘darkën e vonë’ të zyrës së kryeministrit që i kushtoi hiç më pak se 375 euro.

“A po të kujtohet ky Kryeministri që flejke te halla e tezes Glaukut në Gjermani tu i kursy paret e shtetit? 400 ojro ni drekë ta hanë sot me oktapoda e me shampanja në Kosovë 400. A nxirresh a s’nxirresh për atë punë hiç nuk është ka më intereson”, shtoi ndër të tjera ai./Periskopi/

Postimi i plotë (pa ndërprerje) i z. Ramizi: