JAHJA KOKAJ THOTË SE EKSPERTI GJERMAN E MERITON PAGESËN PREJ 250 MIJË EURO

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka folur për krizën energjetike në vend.

 

Kokaj ka folur edhe për paratë që do t’i marrë eksperti gjerman për ta mbikqyrur rregullimin e turbinës në KEK, duke shtruar pyetjen se si Kosova erdhi në këtë situatë kur pas një gjysmë shekulli të universitetit, presim një gjerman të vijë e ta rregullojë këtë problem, përcjell Gazeta Metro.

“Problemin duhet ta fillojmë me faktin që jemi vend i bekuar nga zoti që faktikisht jemi vendi i tretë me potencialet energjetike thëngjillore. Fatkeqësisht ato nuk i zbatuam, nëse flasim deri nesër nuk mund ta zgjidhim pa e ditë se ku jemi sot, pas 50 vitesh pas qindra doktoratave, ne të strukur me dhoma të ftohta presim një gjerman të vijë ta rregullojë gjeneratorin. Kjo është e vërteta e pamohueshme dhe tani ne pyesim pse, pse atij duhet t’i paguajmë 250 mijë euro etj etj, me gjithë respektin se ai e meriton, por duhet ta pyesim pse a ardhë deri te kjo situatë”, ka thënë Kokaj ndër të tjera.