JEFFREY HOVENIER BETOHET SI AMBASADOR I RI I SHBA-VE NË KOSOVË

Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Të martën, Jeffrey Hovenier u betua para Victoria Nuland, si ambasador i ri SHBA’së në Kosovë. Mezi presim ardhjen e tij”, thuhet në njoftim.

Në korrik të këtij viti, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA’së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Njoftimi ishte bërë nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa këtë të martë është betuar edhe zyrtarisht si ambasador i ri në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

 

ON TUESDAY, JEFFREY HOVENIER WAS SWORN IN BY @UNDERSECSTATEP VICTORIA NULAND AS THE NEW U.S. AMBASSADOR TO THE REPUBLIC OF KOSOVO . WE LOOK FORWARD TO HIS ARRIVAL! PIC.TWITTER.COM/1SU0AW8EQ5

— U.S. EMBASSY PRISTINA (@USEMBPRISTINA) DECEMBER 30, 2021