KAQUSHA JASHARI RRËFEN PËR TELEFONATËN ME MILLOSHEVIQ: MË THA A E DI ÇKA JE T’U FOLË?(VIDEO)

Kaqusha Jashari ka thënë se ishte kundërshtare e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, në disa mbledhje të partisë ku ishin së bashku. Në rrëfimin për Pressing ajo ka thënë se si pasojë e këtyre kundërshtimeve, Millosheviqi e kishte thirrur njëherë në telefon dhe në fund e kishte kërkuar dorëheqjen e saj.

Jashari ishte bërë kundërshtare e ashpër e politikave serbe, që ndanin popullin jugosllav për të privilegjuar serbët kudo që ata jetonin në Jugosllavi, por sidomos në Kosovë.

“Unë gjithmonë e kam kundërshtu fjalën e tij, nuk jam pajtu, kur kemi pasur disa mbledhje me të.  I kemi pasur ata telefonat e papërgjueshëm dhe po më thirr Millosheviqi, a je t’u ditë ti je çka je t’u fole? Tha ti je t’u folë çfarë s’bën me folë. I thashë hajde ti këtu dhe shihe situatën”, ka rrëfyer Jashari.

Ajo ka thënë se i kishte kundërshtuar ndryshimet kushtetuese.

“Unë kam qenë kundër ndryshimeve kushtetuese. Jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët e partisë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, sipas saj, shumë shqiptarë që ishin pjesë e strukturave hezitonin që të polemizojnë me Millosheviqin.

“Nuk donin të hyjnë në polemikë me Millosheviqin. Tani po e shoh se kanë dashur të shpëtojnë vet. Megjithatë, në atë kohë nuk ka pasur mundësi kundërshtimi, sepse të gjithë serbët në parti kanë qenë vjegëz e Millosheviqit”, ka thënë ajo./Gazeta Express

The post KAQUSHA JASHARI RRËFEN PËR TELEFONATËN ME MILLOSHEVIQ: MË THA A E DI ÇKA JE T’U FOLË?(VIDEO) appeared first on Dielli News.