KASTRATI: QEVERIA KURTI LA 900 PUNËTORË TË FERONIKELIT NË MËSHIRË TË FATIT

Deputeti Ardian Kastrati ka reaguar ashpër kundër Qeverisë Kurti për gjendjen e rëndë që sipas tij, i ka lënë punëtorët e Ferronikelit.

 

Ai ka takuar sot disa puëntorë të Feronikelit dhe udhëheqësit e Sindikatës.

Postimi i plotë i deputetit Kastrati:

Miq,

dje isha në Drenas dhe u takova me disa punëtorë të Feronikelit. Njëkohësisht u takova me kryetarin e Sindikatës së punëtorëve të Feronikelit z. Fehmi Nika dhe nënkryetarin e sindikatës z. Abedin Haxhiu për ti dëgjuar kërkesat e tyre.

*

Qeveria e turpit ka lënë 900 punëtorë në mëshirë të fatit.

*

Çdo kryeministër në të kaluarën i ka takuar përfaqësuesit e sindikatës së Feronikelit. Albin Kurti i refuzoj.

*

Kurti po të kishte mundësi me ja vendos rrotat Feronikelit dhe me spostu në Prishtinë mesiguri se do të ju përgjigjej punëtorëve, por në këtë situatë nuk ka interes elektoral.

*

Kurti ka mundësi me i pagu 11 milion euro për faturat e serbëve në veri dhe nuk ka kohë për ti takuar e dëgjuar kërkesat e punëtorëve të Feronikelit. TURP.

*

Përmes katër punëtorëve që unë takova pasqyrohet gjendja e 90% të punētorëve të tjerë që tani me 50% të pagës ( plus në kredia) e kanë të pamundur ti mbajnë familjet e tyre

*

Mentor Zariqi nga fshati Baicë mban 7 anëtarë të familjes me rrogën e Feronikelit.

*

Tahir Bardhi nga fshati Gradicë mban 5 anëtarë të familjes

*

Agim Xhemajlaj nga fshati Abri mban 7 anëtarë të familjes

*

Florim Ramadani nga fshati Shtuticë mban 5 anëtarë të familjes.

*

Pagat e tyre janë mes 380 deri 420 euro kurse tani ata do marrin vetëm 50% të këtyre pagave.