KASTRATI, QEVERISË KURTI: TERRIN NUK E GJETËT MES JUSH, POR E SOLLËT JU

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar qeverinë Kurti për krizën me rrymë që ka kapluar Kosovën.

 

Ai në fjalimin e tij në Kuvend, e ka quajtur qeverinë Kurti si “qeveri të kukamave”, shkruan lajmi.net.

“Terrin nuk e gjetët mes jush, por e sollët ju terrin. Ju kukatni, jeni ba qeveria e kukamave sikur ato bebat “ueee, ueee”. Keni mujt me kontraktu rrymën qysh më herët. Jeni para një zgjidhje ose terr, ose me kajt “uee,ueee”, tha ai.

Madje në një moment, dikush nga deputetët e VV-së i ndërhyri në fjalim atij, e që shkaktoi nervozizëm tek Kastrati.

“Hajde fol këtu, mos fol atje”, iu drejtua ai deputeti të VV-së.