KATËR RASTE TË REJA ME COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 5 qytetarë nga COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514.Në total numri i rasteve aktive është 105”, thuhet në njoftim./KP