KËSHILLTARI I KONJUFCËS: PATATET SHQIPTARE S’MUND TË KONKURROJNË ME PATATET SERBE

Këshilltari politik i Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, me emrin Driton Tali, ka komentuar disa prej deklaratave të bëra nga kryeministri shqiptar Edi Rama në lidhje me Ballkanin e Hapur.

Tali ka deklaruar që turistët serbë nuk i ndalë askush që të shkojnë për pushime në Shqipëri.

Por, menjëherë në deklaratën tjetër, ai pretendon që serbët nuk i frekuentojnë masivisht plazhet shqiptare pikërisht për shkak të pranisë së shqiptarëve, përcjell Periskopi.

“Së dyti, nga eksperienca e turizmit në “RSFJ’ën e kombeve dhe kombësive”, turistët serbë vijën ndarëse e kanë patur Sutomoren. Ulqinin, për shkak të turistëve shiptarë, e frekuentonin në minimum.” – është shprehur z. Tali.

Në anën tjetër, z. Tali po ashtu nuk beson që patatet shqiptare do të mund të konkurrojnë me patatet serbe.

Statusi i plotë:

Diçka për turizmin serb në Shqipëri.

Rama goxha është ka e promovon idenë e Serbisë për “Ovoreni Balkan” me kartën e turistëve serbë.

Së pari, turistët serbë edhe tashti askush s’i ndalë për të shkuar në pushime në Shqipëri,  bile edhe Cecën me “turbofolk” këngëtaret/ët tjerë serbë i kanë gjithandej bregdetit.

Së dyti, nga eksperienca e turizmit në “RSFJ’ën e kombeve dhe kombësive”, turistët serbë vijën ndarëse e kanë patur Sutomoren. Ulqinin, për shkak të turistëve shiptarë, e frekuentonin në minimum.

E së treti, nëse Rama mendon se patatet e Shishtavecit do t’i konkurojnë patateve të Jabllanicës, Ravna Gorës Banatit a Negotinit…,  gabohet shumë.

Për mos të folur për produktet tjera./Periskopi.