Këshilltarja e Kurtit i reagon deputetes gjermane: Nastiq konsiderohet të jetë folëse e propagandës serbe

Deputetes gjermane të partisë së majtë Zaklin Nastiq e cila ditë më parë tha se Kosova duhet ç‘armatosur njëherë e përgjithmonë, i ka reaguar Fëllanza Podrimaj, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Podrimaj ka thënë se Nastiq konsiderohet të jetë folëse e propagandës serbe dhe se demokracia e në Kosovë shqetëson botëkuptimin e tyre.

“Zëdhënësja e politikës për të drejtat e njeriut, Zaklin Nastiq konsiderohet të jetë folëse e propagandës serbe. Demokracia në Kosovë shqetëson botëkuptimin e tyre. Urrejtja juaj për shqiptarët mezi është fshehur, fjalimet e tyre të kujtojnë agjitacionin çnjerëzor të regjimit të Millosheviçit. Mjaft”, ka shkruar Podrimja në Tëitter.

Kujtojmë se deputetja Nastiç tha ditë më parë se “Bombave dhe municioneve me uranium, populli i Beogradit u obligua të futet nëpër streha ndaj sulmeve ajrore sikurse bënë në luftëaffe-n e Hitlerit. Rezultati 22-vjeçar i vendosjes ushtarake, nëpërmjet një lufte agresore, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të qeverisë gjermane dhe NATO-s, solli shtetin artificial të Kosovës, që nuk zbatoi Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, që ofronte sovranitet dhe integritet territorial të Jugosllavisë”./KP