KËTO JANË KATEGORITË E PATENTË SHOFERËVE NGA KOSOVA QË PRITET T’I NJOH GJERMANIA

Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare.

Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Cilat patenta njihen pa provime?

Sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal dhe të cilin e ka redaksia e Deutsche Welle-s, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori:  AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Kursime prej së paku 1000 Euro për çdo emigrant

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro, i tha DW, Xhevat Qerimaj, nga Autoshkolla Sieber në Stuttgart të Gjermanisë.

“Deri tani konvertimi i patentave nga këto dy vende kërkonte provime shtesë si në teori ashtu edhe në praktikë, plus edhe gjashtë orë ushtrim praktike. Në total ishin së paku 1 000 Euro”, tha Qerimaj. “Shumë prej emigrantëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk e njihnin mirë gjermanishten nuk kishin shans të merrnin provimin teorik,” shtoi Qerimaj. Një kërkesë e bërë tri vjet më parë nga ambasadat e Kosovës dhe të Shqipërisë në Berlin që provimet e lejeve të drejtimit të automjeteve të bëheshin – së paku përkohësisht –  në gjuhën shqipe u refuzua..

Miratimi në shkurt?

Projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet më 26 janar në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime digjitale dhe Transporte, i thanë DW burime nga Këshilli Federal. Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet qysh më 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal.

Ndryshimet e propozuara kanë mbi bazë projekt-marrëveshje dypalëshe të Gjermanisë me Shqipërinë, përkatësisht me Kosovën, që pritet të ratifikohen menjëherë pas miratimit nga Këshilli Federal.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët rezidentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel. Thuajse në çdo takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin.

TË NGJASHME

Edhe barku më i madh ulet në 10 ditë!

Diet Lite

Studentë nga Pristina gjetën mënyrën për të humbur 15 kg në 2 javë!

Choco Lite

Rënia e flokëve mund të kurohet! Shkruani recetën

Lossless Sampon

Pristina: Studenti zbuloi një metodë të re të humbjes së peshës

GoSlim

SHPËRNDAJE

Tmerr në Kazakistan: Presidenti i lejon ushtrisë të qëllojnë pa paralajmërim ndaj protestuesve

Rajoni shikon me ankth trazirat në Kazakistan

SHBA u vendos sanksione për viza edhe tetë zyrtarëve qeveritarë

“Nervozohet” Papa: Njerëz egoistë që marrin qen e mace, në vend që të kenë fëmijë

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për “uljen e rrezikut” pranë kufijve të Ukrainës

Lajme të fundit

10:59 | 7 Janar 2022

I kërkoi para nga vëllai i tij duke e kërcënuar me vrasje, arrestohet suharekasi

10:51 | 7 Janar 2022

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Krasniqi: Rroga e vogël e fitimi i madh duhet të marrë fund

10:46 | 7 Janar 2022

Stoli vazhdon të jetë problem – Ten Hag prinë në listën e dëshirave të Man United

10:45 | 7 Janar 2022

Djali nga Prizreni i bën për spital nënën dhe vëllain e tij

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in settings.

Accept – Pranoj

[email protected]

Tel: +386 49 131 131

rr. Zenel salihu nr. 28, zyrja nr. 5,

Prishtine

Kosove 10000

LIDHËZAT

Ballina

Lajme

VIDEO

Bota

Sport

Opinion

Showbiz

Lifestyle

Auto & Tek

Fun

English

RRJETET SOCIALE

Ke një lajm

JENI NË VEND TË NGJARJES, APO DËSHIRONI TA NDANI NDONJË STORIE ME TË TJERËT?

DËRGO

Termat e përdorimit

Mundësi pune

Marketing

Privacy Policy

©lajmi.net 2022