KËTO LAGJE TË PRISHTINËS SOT KANË REDUKTIME TË UJIT

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se në disa lagje të Prishtinës sot do të ketë reduktime të furnizimit me ujë.

Ujësjellesi thotë se reduktimet po bëhen si pasojë e amortizimit të linjave, “jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes”.

Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria, në Prishtinë. / Express/