KJO ËSHTË GJENDJA E PACIENTËVE ME COVID NË QKUK DHE SPITALE

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 8 pacientë me Covid-19 pozitiv janë duke u trajtuar në SHSKUK. Sipas këtij shërbimi, në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë pas-Covid19.

 

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 16  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

Spitali i Ferizajt, 1  pacient

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Pejës, 1  pacient