KOK-U NJOFTON QË XHUDISTET KELMENDI, GJAKOVA DHE KRASNIQI NUK KANË RRJETE SOCIALE

Kampionet olimpike të ekipit të xhudos së Kosovës Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë rrjete sociale si “Facebook” dhe “Instagram”, e këtë gjë e konfirmon edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Pasi që kanë pranuar disa lajme që janë hapur llogari si në “Facebook” e “Instagram” mbi emrat e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, KOK-u informon që asnjëra nga xhudistet kosovare nuk posedon rrjete sociale, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, KOK-u ka njoftuar që të gjithë që kanë arsye për përfitime të ndryshme, duke keqpërdorur emrin e kampioneve olimpike, e duke dhënë edhe intervista të ndryshme, do të ngrihet padi për keqpërdorim të imazhit të xhudistëve tona./KP