KONJUFCA CAKTON PËR TË HËNËN SEANCËN PLENARE TË KUVENDIT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka caktuar për të hënën, më 6 dhjetor 2021, në orën 11:00, vazhdimin e punimeve të Kuvendit, me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dështoi për herë të gjashtë të mblidhej brenda pak muajsh për mungesë kuorumi.

Opozita e gjithë fajin për këtë ia ka hedhur koalicionit qeveritar.

Mungesa e kuorumit për t’u mbajtur mbledhjet e kryesisë kishte nisur para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, derisa Lista Serbe kohëve të fundit vazhdimisht ka bojkotuar mbledhjet e kryesisë, të cilat i ka konsideruar të papranueshme kryeparlamentari Konjufca.