KONJUFCA URON KOMUNITETIN EGJIPTIAN PËR DITËN E TYRE MEMORIALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar komunitetin egjiptian në Kosovë me rastin e 24 qershorit – Ditës së Egjiptianëve.

“Republika e Kosovës është shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie. Komuniteti egjiptian, sikur edhe komunitetet tjera, është pjesë përbërëse e zhvillimit dhe emancipimit tonë politik e shoqëror. Duke iu uruar për Ditën tuaj, zotohemi se së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në urim.

Ndryshe, me rastin e Ditës së komunitetit egjiptian sot është mbajtur edhe një konferenca me temën “Drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta”, organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fridon Lala./KP