KONJUFCËS I DORËZOHET PAKOJA E ZGJERIMIT 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog i ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021.

 

“Ambasadori i BE-së Tomash Sunjog ia dorëzoi sot Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021, dukë përfshirë Raportin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Szunyog këtë raport dje ua dorëzoi edhe kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.