KOSOVARI ANKOHET RRETH SHPENZIMEVE NË APLIKIM PËR VIZË, I REAGON EDHE VON CRAMON

Një kosovar është ankuar rreth shpenzimeve në aplikim për viza, ku përmes një fotografie ka treguar se ky aplikim i ka kushtuar atij 192 euro.

Ai e postoi këtë fotografi në rrjetin social Twitter, dhe e etiketoi Bashkimin Evropian, duke thënë se ‘Nëse jam vonë në takimin për vizë nesër, kjo është sepse jam shumë i zënë duke qarë”.

 

Lidhur me këtë i reagoi edhe eurodeputetja Viola Von Cramon, e cila u pajtua duke thënë se “Me të vërtet, ajo është. Përshëndetje nga Kuvendi i Kosovës”.

Lexo edhe:  Dorëzohet në Polici personi i cili theri me thikë 25-vjeçarin në qendër të Prishtinës

Cramon ia bashkëngjiti fotografinë drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës, ku u mbajt takimi i VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Në këtë takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave për kosovarët.