KRASNIQI E NJOFTON SHEFIN E OSBE-SË PËR REFORMAT NË PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se ka informuar Ambasadorin Davenport për reformat që po i bëjnë për t’u dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që thotë se po i bashkohen në vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës./KP