KRASNIQI MBLEDH KRYETARËT E DEGËVE: PDK ËSHTË UNIKE, E HAPUR DHE PLOT ENERGJI

Kryetari i porsazgjedhur i PDK-së, Memli Krasniqi ka filluar menjëherë punën.

Ai disa ditë pasi u konfirmua në krye të PDK-së, ka mbledhur kryetarët e degëve për t’u koordinuar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do t’i ofrojnë qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, thotë se PDK është unike, e hapur dhe plot energji.

“Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji”, ka shkruar Krasniqi./KP