KRYETARI I FERIZAJT, NDALON PËRDORIMIN E VETURAVE TË KOMUNËS, PAS ORARIT ZYRTAR

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu me të filluar mandatin tjetër në detyrën e të parit të komunës, ka marr një vendim.

Aliu ka vendosur që veturat zyrtare të komunës pas orarit zyrtarë dhe saktësisht në fundjava të mos përdoren nga stafi i komunës.

E në kuadër të kësaj bëhet e ditur që ky vendim është marrë me qëllim mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë dhe kursimin e parasë publike.

“Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndër vendimet e para që mori sot, ishte vendimi për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave. Kjo vendim, përkatësisht kjo masë ndërmerret me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe kursimin e parasë publike”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajit./Telegrafi/