Kurti: AKP do të shuhet sepse qytetarët kanë votuar për fondin sovran

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet sepse qytetarët kanë votuar në zgjedhje që të themelohet fondi sovran.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila po vazhdon, kreu i qeverisë tha se shkarkimi i bordit të AKP-së është hapi i parë drejt shuarjes së kësaj agjencie.

Kurti: AKP duhet të shuhet sepse do të ndërtohet fondi sovran

AKP duhet të shuhet sepse do të ndërtohet fondi sovran. Nuk mundemi edhe AKP dhe fond sovran, a në zgjedhje ka fituar AKP dhe Banka Zhvillimore prandaj ne duhet ta shuajmë AKP-në. E për ta shuar atë duhet ta shkarkojmë bordin e AKP-së si hapa i parë drejtë shuarjes së AKP-së. Kuvendi ngarkon, Kuvendi shkarkon, Kuvendi ngarkon sërish, AKP shuhet dhe fondi sovran ngritët. Për këtë kanë votuar qytetarët dhe ne jemi në ngritje”, tha Kurti.

Duke ironizuar me partitë në opozitë, Kurti tha se nuk ka menduar që do të pajtohet kaq shumë me ta, sa dallimi kryesor të jetë shpejtësia.

Kurti: Nuk kam menduar që pajtohemi kaq shumë

 

“Edhe në seancë edhe në qeverisje ne do të respektojmë ligjin, rregullat dhe procedurat. Ndonjëherë shkojmë shpejtë, por ato do të respektohen. Unë nuk kam menduar që pajtohemi kaq shumë sa dallimi kryesor të jetë për shpejtësi. Kështu po i bie: Jo pak shpejtë, jo u nxituan, jo pak ma ngadalë. Por ne mendojmë, ma mirë ma shpejtë… Prandaj edhe kemi këtë shpejtësi në Kuvend, pas zgjedhjeve të 14 shkurti sepse zotimet i kemi pasur të tilla. Nëse do të ishim të ngadalësuar do të kishim braktisur zotimet dhe premtimet që i kemi dhënë qytetarëve. Ngadalësimi do të ishte problemi”, u shpreh ai./E.Zeqiri /KP