KURTI BASHKËBISEDIM ME MËRGATËN: NUK E SHOHIM BASHKATDHETARIN TONË VETËM SI KAPACITET FINANCIAR

Mëngjesin e së hënës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim bashkatdhetarët.

Kryeministri Kurti edhe njëherë ka ritheksuar rëndësinë që ka mërgata në Kosovë.

Ai gjatë bashkëbisedimit tha se mërgata do të jetë prioritet i qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se nuk bashkatdhetarët nuk i shohin vetëm si kapacitet financiar.

“Ne konsiderojmë që mërgata jonë është pjesë vitale e kombit, popullit e shoqërisë e cila ndodhet jashtë atdheut dhe tha se këtë rëndësi të mërgatës sonë synojmë që ta kemi prioritet në qeverisjen tonë duke e llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm, nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti derisa priti në takim mërgatën.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje./KP