KURTI: KOSTT SHEMBULL SHPRESËDHËNËS PËR MENAXHIM PROFESIONAL (VIDEO)

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka shënuar 15 vjetorin e themelimin dhe gjashtë mujorin nga pavarësimi i sistemit elektroenergjetik të Kosovës. Përmes një aktiviteti, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u vlerësua puna dhe menaxhimi ndër vite i KOSTT-it në sistemin e energjisë në Kosovë.

Kreu i qeverisë tha se trajektorja e zhvillimit të KOSTT paraqet një shembull shpresëdhënës të një menaxhimi profesional

Kurti: Trajektorja e zhvillimit të KOSTT paraqet një shembull shpresëdhënës të një menaxhimi profesional

Video: 7:20

“Trajektorja e zhvillimit të KOSTT përgjatë viteve paraqet një shembull shpresëdhënës të një menaxhimi profesional të institucioneve vendore. Një sukses i tillë është i domosdoshëm për ne. Qëndrueshmëria energjetike nuk mund të arrihet pa një infrastrukturë solide të transmisionit dhe operim efikas të tregut të energjisë. Ndërkohë kjo mbetet parakusht kryesor për zhvillim ekonomik. Përtej përpjekjeve për të ngritur sistemin e transmisionet brenda kufijve të Kosovës ne vlerësojmë edhe punën e KOSTT që u bë për mbrojtur kufijtë e saj energjetik. Problemet e vazhdueshme me homologët tanë fqinj e kanë ndjekur KOSTT-in deri tek arritja më e madhe e këtij institucioni, marrëveshja e kyçës në rrjetin e operatorëve evropian të transmisionit dhe sistemit të energjisë ENSOE”, tha ai.

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog duke përmendur partneritetin e besueshëm me KOSTT tha se tranzicioni energjetik i Kosovës është sfidë, por do të ketë përfitime të mëdha.

Szunyog: Tranzicioni energjetik i Kosovës dhe rajonit është një sfidë e madhe

Video:12:30

“Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së kyçje ENSOE-KOSTT, KOSTT ka bërë vetën një vetën një partner i besueshëm kompetentë dhe duhet të jemi krenar për këtë. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me përfshirë edhe çështjen e mbetura nga e kaluara tregojnë përkushtimin e përgjegjshëm të KOSTT. Sa i përket strategjisë kombëtare dhe klimatike 2021-2030 janë kritike për të krijuar rrugën për de karbonizimin e Kosovës. Rritja e theksueshme e energjisë së ripërtërtritshme është më se nevojshme sepse është më e lira…Tranzicioni energjetik i Kosovës dhe rajonit është një sfidë e madhe, por besojmë se do të ketë përfitime të mëdha”, tha ai.

Ndërsa, kryeshefi i KOSTT, Mustafë Hasani tha se në këto vite janë investuar mbi 240 milionë euro në KOSTT dhe se me punën profesionale është arritur që ky operator të jenë i barasvlershëm me vendet e rajonit.

Derisa tha se duhet të punojnë së bashku me institucionet për sfidat e së ardhmes, e ndër to integrimi i pjesës veriore në pagesën e faturave të energjisë elektrike.

Hasani: Të punojmë bashkë për të integruar këtë pjesë në pagesën e faturave

Video:3:30

“Me punën profesionale ne kemi arritur të jemi operatori i sistemit të transmisionit i barasvlershëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Shumë herë partnerët tanë strategjik konsiderojnë se KOSTT është ndër kompanitë më të suksesshme të ndërmarrjeve publike, jo vetëm në vend por edhe më gjerë…Do të punojmë bashkë për të integruar këtë pjesë në pagesën e faturave të energjisë elektrike për konsumin qe e kanë”, shtoi ai.

Në këtë aktivitet për nder të 15 vjetori të themelimit të KOSTT u ndanë edhe mirënjohje për kontribut dhënësit ndër vite të KOSTT./KP