KURTI PRITI AMBASADOREN BUTEL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine Butel.

Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për pritjen me nderime të larta nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, ndërsa ambasadorja Butel e vlerësoi takimin e 23 qershorit si përmbajtësor.

Të arriturat kryesore të Qeverisë në këta tre muaj, puna drejt reformave thelbësore, forcimi i shtetit të së drejtës si dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Kosovës, ishin mes temave të diskutuara në takim./KP