KURTI URON KRASNIQIN: DO T’I OFROJ BASHKËPUNIM NË TEMAT ME INTERES NACIONAL

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqin.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se si kryeministër, por edhe si kryetar i LVV-së, do t’i ofrojë kryetarit të ri të PDK-së bashkëpunim në temat me interes nacional.

Ky është statusi i tij i plotë:

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili./KP