KUSH ËSHTË BOJAN DIMIQ I BIA-S SERBE QË ËSHTË NË KONFLIKT ME TRAJKOVIQIN?

Bojan Dimiç, i dekoruar nga preisdenti i Serbisë Vuçiç, kishte ngritur padi ndaj Rada Trajkoviçit, politikanes serbe nga Kosova, me ç’rast asaj i është ndalur pensioni nga shteti i Serbisë.

 

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar opinionin se i është bllokuar pensioni nga shteti serb nga përmbaruesit që janë duke e kryer vendimin e procesit gjyqësor, për të cilin asnjëherë nuk është informuar.

Që të dy serbët, edhe Dimiç edhe Trajkoviç janë serbë nga Kosova.

Armiqësia e tyre është e vjetër, porse ajo është rritur pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, në vitin 2018 në Mitrovicë. Rada Trajkoviç, kishte deklaruar për median “Nova” se, Oliver Ivanoviç, kishte kërkuar ndihmën e Dimiçit, pak para se të vritej dhe se ky ishte njëri nga kontaktet e fundit të të ndjerit me aparatin e sigurisë në Beograd.

Bojan Dimiç, akuzohet se është njeri i lidhur me mafien dhe rusët në Serbi. Madje, në procesin gjyqësor kundër Trajkoviçit, Dimiçin e përfaqëson avokati Goran Petronijeviç, i cili është një nga serbët më prorusë në Serbi dhe kreu i “Misionit Humanitar Rus”. Ky avokat, është edhe përfaqësues ligjor i Milan Radojçiçit, nënkryetarit të Listës Serbe.

Bojan Dimiç, është njëri nga udhëheqësit e lartë të shërbimit të fshehtë serb BIA. Ka jetuar në Prishtinë një kohë të gjatë, kurse që pas vitit 1999, ka shkuar në Beograd ku ka vazhduar karrierën si nëj serb i priveligjuar i regjimit të Slobodan Milosheviçit.

“Ricochet Special”, një media serbe, në vitin 2019, ka thënë se Bojan Dimiç, ëshët operativi i parë i Aleksandar Vuçiçit. Aty thuhet se Dimiç është pejsë e strukturës drejktuese edhe të Klubit të Futbollit “Crvena Zvezda”, vend që ka shërbyer si strehë e shumë kriminelëve serbë, si Arkani dhe të tjerë.

“Ai njeriu i parë në luftën kundër terrorizmit në Serbi quhet Bojan Dimiç. Ka filluar karrierën në SDB (paraardhëse e BIA-s) për Kosovë në vitin 1998, si shifrues. Atë e ka punësuar në shërbimin sekret serb daja i tij, i cili edhe vet punonte aty, Mishko Lakoviç”, thoët “Ricochet Special”.

Dimiç, është i njohur si “shef de facto” i shumë liderëve të Listës Serbe ën Kosovë. Sipas rrjeteve sociale të tyre, udhëheqs të Listës Serbe me finesë pëlqejnë fotografitë e Dimiçit në rrjete sociale.

Bojan Dimiç, është i njohur për shumë skandale. Ai qe arrestuar nga karabinierët italianë në Milano të Italisë, kur kishte provuar që të hynte pa paguar në një ndeshje futbolli.

Edhe mediat kosovare, disa herë kanë raportuar për vizitat e Dimiçit në Kosovë. Sipas tyre, ai ka qenë disa herë në Prishtinë në të kaluarën, nga ku ka postuar fotografi në profilin e tij në rrjete sociale.

Një skandal profesional tjetër me të cilin mbahet në mend në BIA-n serbe, Bojan Dimiç, e kishte bërë të nesërmen, kur mbi stadiumin beogradas të futbollit kishte valuar flamuri shqiptar në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Dimiç, duke qenë përgjegjës për siguri, natën kur kishte fluturuar droni mbi stadium, kishte qenë në darkë dhe as që kishte dëgjuar për këtë. Tek të nesërmen, kur ka shkuar në zyrë, ka filluar të bërtasë se kush e ka bërë këtë dhe ka kërkuar përgjegjësi nga vartësit.

Dimiç, akuzohet edhe për kontrabandën me cigare, duke qenë bashkëpunëtor në këët biznes së bashku me kriminelin ushtarak serb, Goran Radosavleviçin, i njohur si “Guri”.

Bojan Dimiç, jeton në një shtëpi luksoze në Beograd, të cilën e kishte blerë babai i tij, Vladimir Dimiç, i cili ka qenë drejtor i dhunshëm në Prishtinë i kompanisë publike banesore. Madje, për këtë, ai është akuzuar edhe për keqpërdorimin e kohës së privatizimit të banesave publike (në vitet e ’90-ta).

Bojan Dimiç, nga serbët akuzohet se është bashkëpunëtori më i afërt i njerëzve të nëntokës serbe Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç.