KUVENDI I KOSOVËS PËR 6 MUAJ SHPENZOI MBI 3 MILIONË EURO

Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.

Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 përqind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 përqind.

Komisioni po vazhdon punimet, ku po raporton drejtori i ARKEP për raportin e punës për vitin 2020./KP