KY ËSHTË NUMRI I FANELLËS QË PSG IA KA OFRUAR LEO MESSIT

Njëra nga çështjet që diskutohet menjëherë pas një kalimi të një lojtari nga njëri klub te tjetri është numri që ata do ta bartin në fanellë, sidomos kur numri që lojtari e kishte bartur te klubi paraprak është i zënë në klubin e ri.

Kjo është situata edhe me Lionel Messin i cili pritet ta kompletojë kalimin te Paris-Saint-Germain pasi e përfundoi kontratën me Barcelonën, përcjellë KosovaPress.

Messit iu ofrua numri 10-të nga shoku i tij Neymar por ai e refuzoi. Numri 19 që Messi e kishte bartur më herët të Barcelona gjithashtu është i zënë në PSG dhe alternativa tjetër është numri 30 edhe pse në Ligue 1 zakonisht ky numër është i rezervuar për portierët.

Gjithsesi, ardhja e Leo Messit është një privilegj i madh për kampionatin francez dhe ata nuk do të paraqesin pengesa të tjera për kompletimin e këtij operacioni./KP