KY ËSHTË ZYRTARI I MINISTRISË QË U ARRESTUA SOT, DYSHOHET SE PRANOI MIJËRA EURO RYSHFET NGA DY BIZNESE

Policia e Kosovës sot njoftoi se është arrestuar në flagrancë një zyrtar i një ministrie në Kosovë, pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

Sinjali mëson se i arrestuari është Leotrim Gashi, zyrtar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/