LAJÇAK, PAS TAKIMIT KOSOVË-SERBI: PËR TABELAT DO TË GJENDET ZGJIDHJE

Në Bruksel, është mbajtur takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku është diskutuar për targat e veturave.

 

I dërguari i posaçëm i BE-së për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak, ka theksuar se mes palëve ka pasur diskutime të thella dhe që shpreson në gjetjen e zgjidhjes së përhershme.

“Sot zuri vend në Bruksel takimi i tretë i Grupeve Punuese për Targat e Veturave. Ekspertët e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në diskutime të thella”, është shprehur Lajçak.

“Besoj shumë se ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të tyre”.