LAJMI I FUNDIT: NJË I VRARË DHE NJË I PLAGOSUR NË GJILAN

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentit tragjik në Komunën e Gjilanit.

 

Sipas nënkolonelit të Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi, në një incident ku dyshohet se janë përdorur armët e zjarrit, një person ka mbetur i vdekur ndërkohë një tjetër është lënduar rëndë.

“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)” – tha nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi.