LARGOHEN PAS DISA MUAJSH KUBËZAT TEK PJESA E VJETËR E QYTETIT

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është liruar trotuari nga disa thasë me kubëza që kanë qëndruar për disa muaj në pjesën e vjetër të qytetit.

 

Rama ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe në raste të tjera.

“Lirimi i trotuareve  Kemi kërkuar që të lirohen hapësirat publike e trotuaret! Këto kubëza kanë qëndruar këtu me muaj të tërë, duke penguar qytetarët, por edhe bizneset në këtë pjesë të qytetit.  Njejtë do të veprojmë me secilin rast të tillë”, ka shkruar  ai në një postim në “Facebook”.