LATIFI: NGJARJET E LUFTËS, SADRI RAMABAJA I KA PARË NË TELEVIZOR (VIDEO)

Ish-ushtari i UÇK’së Blerim Latifi ka folur në emisionin Pressing për themelimin e UÇK’së dhe luftën në Kosovë. Profesori nuk është pajtuar me ato që ka thënë Sadri Ramabaja për luftën, të cilën sipas Latifit Ramabaja e ka parë vetëm në televizor.

“Sadriu ka qenë jashtë edhe Sadriu i ka parë ngjarjet në televizor”, thotë Latifi.

“Veç po ta tregoj një detaj”, iu drejtua Latifi-Ramabajës.

“S’ka kaluar java pa fol me komandantët e zonës”, reagoi Ramabaja.

“Po e tregoj një detaj se si kanë qenë ngjarjet konkrete dhe si e keni parë ju prej terrenit”, nisi Latifi.

“Ka qenë korriku i vitit 1998, unë kam qenë në fshat në Prekaz. Prej Moknës, është maja e Moknës atje, e gjuajshin Likocin me raketa, e bombardojshin. E Sadriu po na thotë kush u dashtë me qenë në atë kohë këtu, kush u dashtë me qenë aty”, tha Latifi.

“Kjo është folklorike”, ndërhyri Ramabaja.

“Jo s’është folklorike”, u përgjigj Latifi, “është fakt”.

“Nëse ju në atë kohë keni menduar për poste, e po më përmend Muhamet Kelmendin i cili ka ardhur me u bo zëdhënës e s’i nuk u bë zëdhënës u kthy në Perëndim prapë. Kjo është e tmerrshme. Fshatrat tu u bo rrafsh, njerëz tu u vra në tana anët e ju duke thënë se jo ky duhet me pas postin. Njeri ka qenë në terren e ka marrë përgjegjësinë. Ju s’keni ardhë në Kosovë u kry kjo punë. Po më flet për shtab në terren. Çfarë Shtabi është ai kur nuk e ka aty ushtrinë”, theksoi Latifi.