LEDRI DHE MAJK ME BASHKËPUNIM SË SHPEJTI?

Reperi i njohur, Ledri ka postuar një video në rrjete sociale me Majk.

 

Ledri dhe Majk njihen si një ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar.

Ata kanë tashmë disa karrierë dhe shumë projekte muzikore të cilat kanë arritur suksese të ndryshme. Talenti i tyre i padiskutueshëm bën që ata të dëgjohen tejet shumë me çdo lansim muzikor.

Së fundmi Ledri ishte ai i cili bëri fansat e të dy reperëve të dyshojnë përmes një publikimi në rrjete sociale se mos ndoshta diçka e re po vjen nga dy reperët.

Ledri sot ka publikuar në Instastory një video ku shihej duke kaluar kohë me Majk teksa të dy shfaqen mjaft të buzëqeshur.

Kjo video ka mjaftuar që fansat e reperëve të fillonin me teoritë e tyre që reperët do të lansojnë së bashku bashkëpunimin e radhës.

Ndonëse reperët nuk dhanë ndonjë detaj të mëtutjeshëm, fansat po presin me padurim për lajme të mira./RTK