LEJOHEN VIZITAT E LIRA DHE FAMILJARE NËPËR BURGJE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar nga data 28 shtator e këtij viti, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare.

 

Sipas një njoftimi të ShKK-së, si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.

“Gjatë vizitës, vizitori është i obliguar të prezantoi, Certifikatën e Vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë, ose testin i shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese obligohen të bartin maskat mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në njoftim.

SHKK thekson se do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.