LËNDOHET PASI RRËZOHET NGA NJË OBJEKT NË FUSHË KOSOVË

Një person deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti në Fushë Kosovë dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KP